Flash News

Ditari i Opozitës

Artikulli i “Financial Times”, Berisha: I numëroi gjithë të zezat, po i rrokullisen axhendat

Artikulli i “Financial Times”, Berisha: I numëroi gjithë

Një artikulll i “Financial Times” shkruante për qeverinë Rama teksa i referohej përfshirjes në një sërë skandalesh.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar nga mbledhja e grupit parlamentar lidhur em artikullin ku tha se fazeta më e famshme i numëroi të zezat që ka bërë Rama në qeverisje.

Berisha shtoi se axhendat e Ramës po rrokullisen, por rrokullisjen e plotë do t’ia japin shqiptarët më 14 maj.

“Sot gazeta më e famshme ia numëroi të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi. Ndaj te qytetarët ka një pakënaqësi të gjithanshme. Ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama e ka konsumuar me turp, kohën e tij. Axhendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ia japin shqiptarët dhe ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet e kodeve penale në Shqipëri dhe SHBA. Nuk ka të ndalur, nuk ka asnjë lloj kufiri nuk njeh. Po shpërndan fonde qindra milionëshe me qëllimin e vetëm elektoral. Por është në detyrën tonë të bëjmë transparencë të plotë, të regjistrojmë çdo veprim të tij dhe t’i themi se populli të ka futur në rreth të kuq”, tha Berisha.  

Të fundit