Flash News

Ditari i Opozitës

Audiopërgjimet e Lames, PD publikon videon: Me urdhër të Ramës administrata dhe legalizimet u përdorën në masakrën zgjedhore

Audiopërgjimet e Lames, PD publikon videon: Me urdhër të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se deklaratat e kreut të Kadastrës, Artan Lame janë provë që me urdhër të kryeministrit Edi Rama administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi përmend edhe përfundimet e raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit, ku thekson së në bazë të raportit vërtetohet se të gjithë shqiptarët u dëbuan me dhunë nga banesat e tyre, pas mashtrimit me legalizimet.

“Ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë, sidomos kur shkelësit e saj sfidojnë publikisht atë dhe shoqërinë shqiptare me qëndrimet e tyre anti-ligjore”, shton Bardhi.

Postimi i plotë:

Këmbëngulja e Artan Lames për t’i cilësuar shqiptarët si mish për top, është një tjetër provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore.

Këtë e thotë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët që pas mashtrimit për legalizime falas, u përballën me dhunën dhe gazin lotsjellës me të cilin u dëbuan nga pronat e tyre.

Ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë, sidomos kur shkelësit e saj sfidojnë publikisht atë dhe shoqërinë shqiptare me qëndrimet e tyre anti-ligjore.

Të fundit