Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Autobusi falas dhe mbështetje financiare për çdo fermer”, Këlliçi: Do rregullojmë rrugën dytësore në autostradë

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me banorë të zonës së Kasharit, ku bisedoi me banorët për programin e tij.
Këlliçi preku disa nga prioritetet, duke vënë theksin te transporti publik falas. Duke u ndalur në një stacion urbani krejtësisht të amortizuar, Këlliçi premtoi që pas 14 majit, urbani do të jetë jo vetëm falas në qytet dhe në fshat, por njëkohësisht ky shërbim do të modernizohet.
“Ky është stacioni më i mirë që ka Kashari dhe shiheni se në çfarë gjendje është. Për një stacion autobusi, me një stol të degraduar edhe gjithçka është e ndryshkur e kalbur, nuk ke asnjë informacion, asnjë tabelë, asnjë orar, asgjë. Pra gjithçka është inekzistente dhe jo efiçente se kështu i bën gjithë punët Bashkia e Tiranës. Pas 14 majit, autobusin falas që ne kemi premtuar, do ta bëjmë realitet, në qytet dhe në fshat, në të gjithë fshatratat e Tiranës, përfshirë këtu dhe Kasharin, Yrshekun, Mzezin, padiskutim do të jetë autobusi papagesë. Do të subvencionojmë 200 mijë qytetarë në ditë por mbi të gjitha do të modernizojmë stacionet, do të vendosim orare, do ta lidhim me GPS autobusin në mënyrë që dhe qytetarëve t`u dali në tabelë elektronike, që vonon autobusi, vjen për 12 minuta, vjen për 7 minuta…”-tha Këlliçi.
Këlliçi premtoi edhe investime në infrastrukturën rrugore, duke evidentuar amortizimin e aksit dytësor përgjatë autostradës Tiranë-Vorë. Sipas Këlliçit, kjo rrugë do të rikonstruktohet, pasi u shërben banorëve dhe bizneseve të zonës.
“Dhe një nga problemet që kemi pasur, është dhe rruga dytësore në autostradë në fakt, që e kap Kashari, që na ka ardhur si shqetësim, që ka të bëjë me vetë faktin, të gjithë bizneset përgjatë asaj rruge, paguajnë rregullisht taksa, ndihmojnë në ekonominë e qytetit dhe nuk marrin asnjë shërbim. Ajo rrugë është në gjendje katastrofale, është e paimagjinueshme sesi mund të mbahet ajo rrugë në atë gjendje. Por padiskutim prioriteti i bashkisë do të jetë edhe shtrimi i rrugës dytësore, sepse minimumi që i kemi borxh bizneseve është rruga”, tha Këlliçi.
Teksa ironizoi “VIP-at” që bëjnë fushatë për Erion Veliajn, Belind Këlliçi tregoi disa raste ku pirgjet e mbetjeve urbane, ndotin dhe krijojnë probleme për banorët në Kashar.
“Ç`janë këto pamje që i kanë lënë kështu, ç’është ky tmerr? Kapi pak të lutem kamera këtu. Kapi pak këtu, Tiranën kryeqytetin europian të pastërtisë, kapi pak. Këtu ku rrijnë dhe fëmijët e vegjël. Këto janë pamjet e Tiranës dhe këto pamje mbështesin dhe këta artistët e këngëtarët që nuk jetojnë fare në Shqipëri e në Tiranë e që s`kanë lidhje, e që jetojnë nëpër vila private nga 1 milionë euro. Këto pamje mbështesin kur mbështesin kryetarin aktual të bashkisë. Kështu që kjo është një Tiranë që nuk e shohin qytetarët asnjëherë në media, asnjë herë në kamera. Ky që flet për pastërtinë në kryeqytet, ja ku janë fëmijët, ku kalojnë fëmijët e shkretë. Urdhëro ku jetojnë”.
Më tej, Belind Këlliçi foli edhe për programin e tij për fshatin, duke theksuar subvencionet për bujqësinë dhe ndërtimin e tregjeve për fermerët.
“Patjetër do të keni subvencione 70 milionë euro në vit për fermerët, jo vetëm zona e Kasharit por në të gjithë fshatin e Tiranës. Do të kemi 3 milionë euro për huamarrjen, do të kemi 10 mijë euro mbështetje për çdo fermer që do të nisë një biznes të ri, për bazë materiale, dhe do të kemi ngritjen e 15 tregjeve, me produkte bio, porganike, të çertifikuara, të prodhuara në fshatin e Tiranës, që në tregjet që ne do të vendosim për t’i shitur këto produkte, në momentin që fermeri do të shkojë në këto tregje që përcaktohen nga bashkia e Tiranës në njësitë e Tiranës, do të kenë zero taksë bashkiake”-tha Këlliçi.
Në një kohë që Erion Veliaj nuk del në përballje me të, edhe në Kashar, Këlliçi u bëri ftesë socialistëve të dalin në takimet e tij, për t`u ballafaqur në lidhje me situatën në Tiranë.
“Dhe kushdo, dhe socialistët, nëse nuk janë dakord me ne me porgramin tim, të vijnë të na takojnë, dhe të thonë Belind e ke gabim, dhe këtu në Kashar i ftojmë të vijnë ata që na ndjekin, dhe të thonë që këtu në Kashar është bërë ky investim nga Bashkia e Tiranës. Kështë që unë i ftoj të gjithë qytetarët të na ndjekin në rrugëtimin tonë. Të na ndjekin me ato pasqyrime që ne i bëjmë problemeve të qytetarëve, dhe sigurisht të bëhen bashkë me ne në 14 maj për të hapur një kapitull të ri për Tiranën” u shpreh Këlliçi.
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, premtoi gjithashtu transparencë për përdorimin e buxhetit nga Veliaj gjatë këtyre dy mandateve.
“Taksat tona janë vjedhur. Ju jap fjalën se pas 14 majit në bashkinë e Tiranës do të bëhet transparencë e plotë, audit i plotë, do të hapen të gjithë dokumentat, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me taksat e tyre. Ku kanë shkuar taksat, ku kanë shkuar fondet, dhe ku janë çuar paratë tuaja. Duhet ta dini ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur dhe ky është një realitet i trishtë për të gjithë Tiranën”-tha Këlliçi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38