Flash News

Ditari i Opozitës

“Babaxhan, karizmatik”, si e lexon ekspertja gjuhën e trupit të Berishës

“Babaxhan, karizmatik”, si e lexon ekspertja gjuhën e trupit

Ekspertja e komunikimit të gjuhës së trupit, Irena Myzeqari e ka cilësuar kryedemokratin Sali Berisha një politikan serioz, karizmatik dhe babaxhan.

E ftuar në Klan News, Myzeqari tha se Berisha ka arritur të ruajë disa element të tij siç është tonaliteti i zërit dhe dialekti. Kjo na bën të kuptojmë sipas eskpertes, se kur e dëgjojmë themi “po flet Berisha”.

Sipas ekspertes, kryedemokrati ka një aftësi të mos shtiret kur komunikon dhe bën që mesazhet të ndikojnë lehtësisht tek audience.

“Është serioz, por edhe ai është shumë karizmatik, sepse ai i ka qëndruar besnik disa elementeve të tij, tonit të zërit, dialektit. Këto janë elementë, të cilat ne e dallojmë në mënyrë të menjëhershme që shiko se po flet Berisha. Kjo lloj vërtetësie, pra kjo lloj mos shtirjeje e bën atë që mesazhet, le të themi, si të Kryeministrit Rama, ashtu edhe të Sali Berishës mund të impaktojnë pjesë më të mëdha të audiencave. Nuk po ndalemi këtu për argumentet logjike që ata ofrojnë, por ama gjuha e tyre e trupit është babaxhane, është afruese, është ftuese”, tha ekspertja.

Të fundit