Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi denoncon blerjen e votave në Patos, thirrje për hetime nga autoritetet ligjzbatuese

Baçi denoncon blerjen e votave në Patos, thirrje për hetime

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar përmes një videoje në Facebook se Partia Socialiste ka nisur blerjen e votave në Patos. Sipas Baçit, në videot e filmura në këtë zonë, shihet një qytetar që merr një pako, e cila thotë se është dhuruar nga Bashkia e Patosit.

Baçi ka bërë thirrje për veprim urgjent nga institucionet ligjzbatuese, duke kërkuar që të fillojnë hetimet për këtë praktikë, që sipas tij, është një abuzim dhe korrupsion, veçanërisht në një vit zgjedhor si ky. Ai ka theksuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të paraqesë platformën e saj dhe të qëndrojë pranë qytetarëve për të përmirësuar jetën e tyre.

Në postimin e tij, Baçi thekson se kjo është një situatë e dukshme dhe nuk lë vend për dyshime për manipulimin e votave për zgjedhjet e 11 Majit. Ai i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të ndërmarrin veprime dhe të fillojnë hetimet menjëherë.

Postimi i Baçit:

Baçi e përfundon postimin me një mesazh të qartë: "Veproni, filloni hetimet!"

Ne Patos, filluan me shperndarjen e “ndihmave” per vota!

Sinqeriteti i zoterise qe ka marre “ndihmen” tregon paturpesine e bashkise Patos dhe “sponsoreve” te saj, qe kur e pyesin se çfare ju dhane!

Ai thote:

“Di gje une, gure mbase ka, kur te vete ne shtepi do ta hap dhe do ta shikoj!”

Pra, nuk kane asnje ide qytetaret e varfer se me çfare statusi i marrin keto ndihma, dine vetem se i marrin nga bashkia e socialisteve te ” ndershem” dhe qellimi eshte vota e 11 Majit!

Madje nuk dine se çfare ka ne pakon ” kuti” qe ju jepet…

Kjo gje e komplikon akoma me shume situaten.

Mos valle nga ketu duhet te filloj hetimi i organave ligjzbatuese..?

Çfare ju pengon qe nuk veproni…?

Degjojeni me vemendje biseden dhe pastaj nxirrni konkluzionin!

Organet ligjzbatuese duhet te vihen ne levizje dhe te fillojne hetimet.

Situata eshte e dukshme dhe nuk le vend per dyshime, ka filluar, vjedhje dhe manipulimi i votes per zgjedhjet e 11 Majit!

Detyra jone si opozite eshte, te parashtrojme programin e partise demokratike ne te gjitha fushat, te jemi ne kontakt, me qytetaret, te njihemi me hallet e tyre dhe te bejme te pamunduren per permiresimin e jetes se tyre me ardhjen ne pushtet….

Eshte detyre e organeve ligjzbatuese te merren me abuzimin, vjedhjen dhe korrupsionin ne cdo dite te vitit, se per kete pune paguhen, por aq me teper, ne nje vit zgjedhor dhe ne nje vit zgjedhor krejte te veçante si ky qe jemi!

Gjithesesi, fale qytetareve kurajoz dhe guximtar po ju veme ne dispozicion, sjellje dhe veprime te tilla te pushtetareve te Rames.

Veproni, filloni hetimet!

 

 

Të fundit