Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: Ervin Salianji është pjesë e procesit zgjedhor për krerët e degëve

Baçi: Ervin Salianji është pjesë e procesit zgjedhor

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi, u shpreh se edhe deputeti Ervin Salianji është pjesë e procesit zgjedhor krerët e degëve të iniciuar nga Komisioni i Rithemelimit.

I ftuar në “Now” në Euroneëws Albania, Baçi tha se Salianji ëhstë angazhuar në procesin zgjedhor me seksionet dhe grupseksionet në Korçë. Deputeti tregon se Salianji i ka komunikuar prezencën në një proces ku janë zgjedhur tashmë dy krerë degësh.

“Kam folur me mikun tim dhe deputetin Ervin Salianji. Është në Korçë dhe është bërë pjesë e procesit zgjedhor. Vazhdon të merret me seksionet dhe grupseksionet. Më ka thënë që është në një proces zgjedhor ku ishin zgjedhur dy kryetarë grup seksionesh”, u shpreh Baçi.

Të fundit