Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi për 20 shkurtin: E dhimbshme që pas 33 viteve i drejtohemi popullit për të rrëzuar sërish një diktator

Baçi për 20 shkurtin: E dhimbshme që pas 33 viteve i drejtohemi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi protestën e 20 shkurtit.

Për Syri TV, Baçi tha se është e dhimbshme që pas 33 viteve, opozita është e detyruar t’iu drejtohet qytetarëve, demokratëve, përsëri për t’ju kundërvënë një diktatori të ri, modern, i cili po e drejton Shqipërinë drejt një diktature.

“Kam vazhduar dhe vazhdoj në terren, në Fier, në qarkun e Fierit , Roskovec, Patos, Mallakastër dhe gjithë zonën e qarkut për organizimin e protestës së 20 shkurtit .

Një ditë shume  e rëndësishme, një ditë simbolike se është rrëzimi i bustit të diktatorit  dhe për habinë e të gjithëve dhe është e habitshme që pas 33 viteve ne jemi te detyruar t’ju drejtohemi qytetarëve, demokratëve, përsëri për t’ju kundërvënë një diktatori të ri, modern, i cili me forma të tjera por me të njëjtin qëllim po e dërgon dhe po e drejton Shqipërinë drejt një diktature, duke e shmangur atë nga shinat e demokracisë.

Sinqerisht ju them, që nuk është fare e vështire për të bërë një organizim në një protestë të tillë që do të zhvillohet në datën 20 shkurt, nuk ka vështirësi për arsye se në gjitha takimet që ne kemi pasur, qytetarët, demokratët qytetarë, të paangazhuar politikisht, absolutisht na kanë thënë që jeni të vonuar për të thirrur një protestë qytetare.

Madje na kanë kritikuar edhe me të drejtë. Por arsyet  kanë qenë nga më të ndryshmet, ne i dime mirë tashmë vështirësitë e Partisë Demokratike, prej dy vjetësh e gjysmë duke qenë në presion dhe në shantazh të bllokuar nga mazhoranca për siglën për vulën”, deklaroi Baçi.

Të fundit