All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Baçi: Rama i trembet lidershipit të opozitës

All - Paragraf - 1

Baçi: Rama i trembet lidershipit të opozitës

Deputeti demokrat Luan Baçi e konsideron nismën e PS-së për dekriminalizimin si strategji për të goditur lidershipin e opozitës.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për MCN Tv, Baçi tha se qeveria Rama i trembet lidershipit të PD-së, pasi kryeministri ka 10 vite që hyn në zgjedhje pa opozitë.

“PD e ka thënë shpesh dhe unë jam për hapjen e dosjeve, verifikimin e politikanëve të të gjitha niveleve. Por një nismë e marrë në situata të tilla, me një qëllim të caktuar, një nismë që po komentohet si antiMeta apo antiBerisha. Është për të përjashtuar nga politika individë të caktuar. Pushteti i sotëm i trembet lidershipit të tyre. Edi Rama po hyn në vitin e 10 pa opozitë. Opozita ka qenë e shitur dhe në bashkëpunim me Edi Ramën. Duke u vënë përballë një realiteti të ri, prej rreth një viti, të gjitha zhvillimet në këtë periudhë kanë treguar se PD është krejt tjetër”, tha Baçi.

Të fundit