Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: Salianjin e propozova unë si kryetar grupi

Baçi: Salianjin e propozova unë si kryetar grupi

Përjashtimi i 4 deputetëve të PD-së nga grupi parlamentar me vendim të Enkelejd Alibeajt, erdhi pasi Brenda partisë ka nisur një aksionin për zëvendësimin e tij me Ervin Salianjin.

I ftuar në studion e RTV Ora, deputeti demokrat deklaroi se se ishte i pari që propozoi emrin e Salianjit mes shumë deputetëve.

“Nuk kërkoi Ervin Salianji të bëhet kryetar i grupit parlamentar. Ishte një nismë e deputetëve. Unë kam propozuar i pari, kanë qenë shumë deputetë që i kanë propozuar”, tha Baçi.

Nga ana tjetër, Alibeaj reagoi për herët të parë pas vendimit për përjashtimin e 4 deputetëve. Alibeaj u vetëquajt drejtues i PD-së dhe tha se pala tjetër ndërmerr lëvizje agresioni.

 

Të fundit