Flash News

Ditari i Opozitës

Baçi: Skeptik për dialogun Bardhi-Paloka, bashkimin e bën vota

Baçi: Skeptik për dialogun Bardhi-Paloka, bashkimin e bën vota

Deputeti i PD-së Luan Baçi është shprehur skeptik për dialogun mes dy të mandatuarve, Edi Paloka dhe Gazment Bardhi.

I ftuar në Euronews Albania, Baçi tha se skepticizmi vjen për shkak të hipokrizisë nga ana e Bardhit dhe se bashkimin e PS-së mund ta sjellë vetëm vota dhe demokratët.

“E shikoj Partinë Demokratike me pak probleme siç ka qenë shpeshherë, vetë për natyrën e saj sesi është themeluar Partia Demokratike, mbi bazën e debateve dhe diskutimeve, e shikoj të bashkuar dhe me pak probleme. Grupi Parlamentar nuk është Partia Demokratike.

Që të jem i sinqertë, nuk pres asgjë personalisht, kam qenë skeptik që në fillim të këtij dialogu midis dy kolegësh , duke pasur parasysh se si sillet zoti Bardhi dhe kolegët që e mbështesin, e quaj një hiprokizi, thjesht për të marrë pak oksigjen te demokratët. Nuk mund të bëhet bashkimi nëpërmjet deputetëve, bashkimin e bën vota dhe demokratët”, theksoi ai.

Të fundit