Flash News

Ditari i Opozitës

Balla dhe Balluku në Britani, PD: Praktika mafioze të PS për devijimin e votës në diasporë

Balla dhe Balluku në Britani, PD: Praktika mafioze të PS për

Partia Demokratike, Dega Britani e Madhe, ka denoncuar publikisht takimet e dy drejtuesve të Partisë Socialiste, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ministrit Taulant Balla, me eksponentë shqiptarë në Britani.

Sipas PD-së, këto takime përbëjnë një kërcënim serioz për procesin zgjedhor dhe janë në kundërshtim të hapur me normat zgjedhore, si ato shqiptare ashtu edhe britanike.

Deklarta e plotë

Takimet e dy drejtuesve tëPartisë Socialiste, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ministrit Taulant Balla, me eksponentë shqiptarë në Britani të Madhe janëkërcënim serioz i procesit zgjedhor,për shqiptarët me banim në UK.

Pas verifikimeve paraprake kemi konstatuar se këto takime janë kryekëput në shkelje të normavezgjedhore. Znj. Balluku takoi drejtues shoqatash, të cilat nëemër të emigracionit administrojnë fonde të ndryshme, përfshi burime financiare nga buxheti i UK. Përfshirja e tyre njëanshëm në krah të PS, i pozicionon përveç të tjerash edhe në shkelje të parimeve tëshoqërisë civile dhe platformës së shpallur prej tyre.

Takimet e z. Balla, gjithashtu ishin në shkelje të praktikave zgjedhore. Ato u mbajtën në ambiente shkollore, tematika ishte politike dhe partiakee mjerisht në prezencë të ambasadorit, i cili në Britani duhet tëpërfaqësonteRepublikën e Shqipërisë e jo PS, të ishte luajal, profesional dhe brenda kornizës diplomatike.

Prezent në takimet e lartpërmendura ishin edhe “gazetarëe reporterë të televizioneve kombëtare”,secili në pritje të përfitimeve në UK apo në Shqipëri, sipas rastit.

Tashmë e kemi të drejtën morale të shprehim publikisht jo vetëm shqetësimin, por dhe denoncimin për devijimin e votës së shqiptarëve në Uk, nëpërmjet premtimeve e përfitimeve gjithfarësh, pasi PS i ka fuqizuar ndërkombëtarisht tentakulat e veta financiare dhe korruptive.

 

Partia Demokratike - Dega Britani e Madhe,denoncon praktikatmafioze përdevijimin e votës nga ana e PS edhe në diasporë, nëpërmjet këtyre kategorive të aktivizuara nëemër të komunitetit shqiptar në Britani të Madhe.

Komuniteti Shqiptar në Britani e ka të nevojshme të informohet, si, sa, e nga financohen këto struktura, si nga buxheti i Britanisë ashtu edhe nga ai i Shqipërisë. Nga anatjetër do shikohen mekanizmat ligjore për të verifikuar nëse në fushatë do të përdoren fonde parash të zeza nga aktiviteti kriminal i eksponentëve në shërbim të PS.

Ne ju bëjmë thirrje individëve, shoqatave, e strukturave shqiptare me veprimtari “të pavarur” në UK të heqin dorë nga aktivitetetnë kundërshtim me normat zgjedhore shqiptare dhe britanike dhe të ndalin fushatën zgjedhore të bazuar në procesin e shit-blerjes elektorale.

Të fundit