Flash News

Ditari i Opozitës

Balla i ftoi për tu bashkuar në shkarkimin e Metës, vjen përgjigjia nga PD

Balla i ftoi për tu bashkuar në shkarkimin e Metës, vjen

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur thirrjes së sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla i cili nga foltorja e Kuvendit ftoi kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputët demokratë të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit që t’i bashkohen nismës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se gjëja e vetme që duhet të merremi është është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë, duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit, dhe sipas tij, çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale.

Teksa Balla cilësoi Metën si turpin e Shqipërisë, për Bardhin janë treshja Rama-Doshi-Rakipi turpi i vetëm i Shqipërisë. vëmendjen nga masakra elektorale

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.

Balla i ftoi për tu bashkuar në shkarkimin e Metës, vjen

Të fundit