Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Policia e Shtetit, garanci për krimin dhe kartelet e drogës

Balliu: Policia e Shtetit, garanci për krimin dhe kartelet e drogës

Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu deklaron se ngjarjet e fundit në vend tregojnë nivele alarmante të përfshirjes së efektivëve në aktivitete kriminale.

I ftuar në Ora news ai përmendi rastin e ish-shefit të krimeve në Vlorë, i arrestuar nga autoritetet gjermane me 460 kilogramë kokainë, duke e cilësuar këtë si një tregues të lidhjeve të mundshme mes strukturave shtetërore dhe rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Një tjetër rast i përmendur ishte atentati i ndodhur në afërsi të aeroportit, ku sipas tij, për rreth dy orë në një rreze prej 20 kilometrash nuk ndodhej asnjë efektiv policie.

Sipas deputetit, mungesa e pranisë së forcave të sigurisë në një moment kur në zonë pritej edhe kalimi i një delegacioni zyrtar, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e strukturave ligjzbatuese dhe nivelin e sigurisë në vend.

"Këto zhvillime kanë ndikuar në rritjen e pasigurisë tek qytetarët dhe kanë dëmtuar besimin ndaj institucioneve që kanë për detyrë garantimin e rendit dhe sigurisë publike."

Ai theksoi se interpelancat parlamentare synojnë të informojnë opinionin publik mbi situatën reale të sigurisë dhe funksionimin e institucioneve shtetërore.

Të fundit