Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Qeveria e Ramës të arrestohet, PD-ja do të ndërmarrë aksion në të gjithë vendin

Balliu: Qeveria e Ramës të arrestohet, PD-ja do të

Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, tha se qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk duhet të shkarkohet, por duhet të arrestohet për një mijë e një arsye.

I ftuar në “Euroneës Albania”, Balliu u shpreh se duke filluar nga inceneratorët me përfshirjen e Veliajt e deri tek ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tregojnë nivelin e korrupsionit në qeveri.

Ndërsa sa i përket aksionit të PD, Balliu tha se do të jetë një aksion i shtrirë në të gjithë vendin dhe jo vetëm me protesta.

“Përsa i përket qeverisë, kjo qeveri jo duhet të ishte shkarkuar, kjo qeveri ka një mijë e një arsye për t’u arestuar. Që nga inceneratorët, që nga Saimir Tahiri. Te inceneratorët keni Erion Velian, duhet të arrestohet ai, ka firmosur. Rama thotë nuk kam firmosur, ka firmosur Veliaj. Ta marrë SPAK-u Veliajn. Në këtë kontekst, përsa i përket aksionit opozitar, aksionit politik për qeverinë, të jeni të bindur që do jetë një aksion ballor dhe frontal në çdo cep të Shqipërisë, jo vetëm me protesta. Qytetarët kanë të drejtën e gjithë botës të ndërmarrin çdo lloj hapi deri në mosbindje civile, pasi kjo qeveri ka shkelur të drejtat e njeriut”, tha Balliu.

 

Të fundit