Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Qeveria Rama është përfaqësuese e Beogradit në rajon

Balliu: Qeveria Rama është përfaqësuese e Beogradit në

Shefi i Organizimit në Partinë demokratike, Klevis Balliu në një postim në "facebook" ka akuzuar qeverinë, Rama se është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon.

Duke shtuar se “të gjitha mediat e Ramës” janë shprehur kundër Kosovës dhe pro Vuçiçit.

Postimi i plotë:

Te gjitha mediat e Edi Ramës kundër Kosovës pro Vuçiçit

Asnjë gërmë e shkruar apo e artikuluar për krimet e Serbisë në mediat e Ramës,asnjë gërmë për rrezikun Serb asnjë gërmë për rrezikun Rus,asnjë gërmë për kërcënimet me gjak,e asnjë gërmë për ministrin e Millosheviçit.

Vetëm sulme ndaj Kosovës,sulme ndaj demokracisë,sulme ndaj Shqipërisë,sulm ndaj kombit dhe cdo shqipëtari.

Tanimë është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon.
Si rjedhoje beteja kundër tij nuk është thjeshte politike, por është nje beteje jetike për të mbrojtur Shqipërine dhe interesat tona kombëtare.

Të fundit