Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Regjimi i Ramës liron eksponentët e krimit e mban në arrest liderin e opozitës

Balliu: Regjimi i Ramës liron eksponentët e krimit e mban në

Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu , gjatë një deklarte për mediat nga selia blu tha se drejtësia e re e Kryeministrit Edi Rama  ka liruar dy eksponentë të lartë të bandave të zonës Krujë-Durrës-Tiranë, Valter Bamin dhe nipin e Rrahman Rrajës, dërkohë, lideri i opozitës, Sali Berisha, azhdon të mbahet i arrestuar me urdhër të Ramës dhe vendim anti-kushtetues të SPAK dhe GJKKO."

"Kjo është forca e lidhjeve politike të bandave, kjo është forca e qeses që zgjidhur të parave që fryn llogaritë offshore të gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisë së re.
Edi Ramës i duhen Bami dhe Rraja për të marrë me forcë zgjedhjet e radhës. Edi Rama u ka premtuar atyre dhe të ngjashmëve “asgjë nuk ju gjen po na ndihmuat të mundim Berishën. Po erdhi Berisha në qeveri iu piu e zeza”.

Ky është pakti me Rrajave me Ramën dhe Taulant Ballën.

Me Sali Berishën kryeminister, kriminelet ishin ne burg, me Edi Ramen, kriminelet, jo vetem lane qelite por u bene pjese e Parlamentit dhe kryebashkiakë.

Keta bandite, me pushtetin qe u dha Rama, themeluan skemat të frikshme pasurimi dhe dominimi, dhe kush i pengonte kercenohej me jetë, sic i ndodhi familjes Maja në Borizanë.

Sali Berishen nuk e kercenonin dot, nuk e ndalnin dot, e vetmja forme ishte t’i kërkonin drejtesise se partise ta arrestonte.

Sot lirohen kriminelet dhe arrestohen denoncuesit, të korruptuarit lihen të lirë dhe luftëtarët e anti-korrupsionit burgosen, sot Xhacka dhe “burri strategjik”, Balluku, Veliaj, Beqja, Manastirliu dhe të dy Ramët, Edi dhe Olsi, shijojnë miliardat që u kanë marrë ju dhe lirojnë kriminelët që të pengojnë opozitën të garojë në zgjedhje të lira.

Ky është cikli i mbyllur i pushtetit të Edi Ramës. Ky është cikli i zotërimit të së keqes.

A do ta lejojmë të na burgosin, vjedhin, tallin dhe largojnë nga vendi ynë? Jo. O sot, o kurrë! është dita.", tha Balliu. 

 

Të fundit