Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Shtatori do jetë i nxehtë, opozita aksion në të gjithë vendin

Balliu: Shtatori do jetë i nxehtë, opozita aksion në të                 

Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka paralajmwruar se muaji shtator do jetë i nxehtë politikisht, teksa pritet edhe fillimi i protestave nga ana e opozitës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Balliu u shpreh se opozita do të jetë në aksion të përditshëm në të gjithë vendin.

Shtatori, jo nga deklaratat, por më shumë vjen nga nevoja për të qenë i nxehtë. Nevoja për të pasur një opozitë po aq sa denoncuese në skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, po aq sa një opozitë e cila është në një aksion të përditshëm në të gjithë territorin e vendit. SHtatori duhet të jetë fillimi, por vazhdimësia e aktivitetit politik të opozitës, duhet të ketë si mision në radhë të parë përçimin e mesazhit, informimin e qytetararëve për situatën aktuale”, theksoi Balliu.

Sipas Balliut, aksioni për rrëzimin qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, nuk duhet të jetë vetëm i opozitës, por edhe i qytetarëve shqiptarë.

 

 

Të fundit