Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Spiropali u shkarkua se është kundërshtare e Ballukut

Balliu: Spiropali u shkarkua se është kundërshtare e Ballukut

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se Elisa Spiropali u shkarkua, sepse është kundërshtare e Belinda ballukut.

I ftuar në News24, Balliu u shpreh se sukses nuk është shkakrimi i Ballukut, por arrestimi i saj, ndërsa theksoi se Rama vendosi në karrige, njerëzit e saj.

“Nuk u shkarkua, por u gjet forma për të qenë ajo në pushtet, pa qenë në karrige. U morën njerëzit e saj u vendosën në karrige, u eliminuan kundërshtarët e saj, si Spiropali. Sukses nuk është largimi i saj, por arrestimi. Unë sukses e quaj rrëzimin e kësaj qeverie. Ne kemi kërkuar arrestimin e Ballukut. E gjithë çështja e Lubisë, është bërë që të shpëtojë.

Nuk ka një zv.kryeministër me 300 apartamente. E marr unë përgjegjësinë për këtë. Edhe kur kam denoncuar për shtëpinë e zonjës, ajo si ka deklaruar. PD këtë u garanton qytetarëve, që do të konfiskohen të gjitha paratë e vjedhura. Spiropali është shkarkuar se është kundërshtare e Ballukut”, deklaroi Balliu.

Të fundit