Flash News

Ditari i Opozitës

“Banorët i çojnë në privat”, Këlliçi: Problem madhor në Tiranë është mungesa e shkollave dhe çerdheve

“Banorët i çojnë në privat”,

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi ka folur për një problem madhor në kryeqytet siç është ndërtimi i shkollave me kosto më të larta se ato në Bashkimin Evropian.

I ftuar në televizionin “Ora News”, deputeti i Partisë Demokratike vuri në dukje se bashkia nuk ua mundëson dot fëmijëve çerdhet dhe atëherë banorët detyrohen t’i çojnë në privat.

"Problem madhor në Tiranë që del është mungesa e shkollave dhe çerdheve. Me 41 milionë euro që janë mbledhur qysh në vitin 2016 kur është futur në fuqi taksa për infrastrukturën arsimore, Veliaj me stafin e tij ka deklaruar se ka ndërtuar 17 shkolla."

"Të njëjtat shkolla që ai i ndërton me 2-3 milionë euro, BE-ja i ndërton me 700 mijë euro për të njëjtin kapacitet, por kjo do të thotë se vidhen. Problemi mund të zbutet. Duke qenë se bashkia nuk ua mundëson çerdhet, atëherë banorët i çojnë në privat."

 

Të fundit