Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia -Becit:Jep dorëheqjen Benet! Mos e bëni Shkodrën pis me modelin tuaj të korrupsionit!

Spahia -Becit:Jep dorëheqjen Benet!  Mos e bëni Shkodrën pis me

Ish-kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia i ka kërkuar dorëheqjen kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.

Pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili theksoi se SPAK i ka ndërruar akuzën nga ‘korrupsion’ në ‘shpërdorim detyre’, Bardhi shkruan në rrjetet sociale se Beci nuk ka ideologji politike as bindje sepse i ndërron sa herë të jetë nevoja

"Megjithë strategjinë për të minimizuar dëmet përmes keqpërdorimit të SPAK-ut, Benet Beci duhet të japë dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës. Me pushtetin që ka, ai ndikon direkt në hetimet e nisura për të për një rast flagrant korrupsioni, për të cilin ekzistojnë mesazhe.

“500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne” nuk është shkelje e barazisë në tendera! Është korrupsion!

Ti nuk ke ideologji politike as bindje sepse i ndërron sa herë të jetë nevoja për "zotin" tënd Lek!

Jep dorëheqjen Benet!

Mos e bëni Shkodrën pis me modelin tuaj të korrupsionit!", shkruan Spahia. 

Të fundit