Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Delegacioni i BE tha që krimi kontrolloi zgjedhjet në Elbasan!

Bardhi: Delegacioni i BE tha që krimi kontrolloi zgjedhjet në Elbasan!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar sot në Kuvend se nuk është opozita ajo që ka pretenduar se zgjedhjet janë kapur nga krimi i organizuar, por vetë përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Sipas Bardhit, ishte shefi i delegacionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet e 11 majit ai që deklaroi se në qarkun e Elbasanit, krimi i organizuar kishte ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor, një shqetësim që është pasqyruar edhe nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR.

Nuk e ka thënë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi i organizuar, e ka thënë shefi i delegacionit të PE. Ai, bashkë me vëzhguesit e OSBE/ODIHR, kanë raportuar për pengmarrjen e zgjedhjeve nga krimi në qarkun e Elbasanit. Këto janë të vërteta që nuk i fshihni dot më, sado të përpiqeni”, u shpreh Bardhi nga foltorja e Kuvendit.

Ai i bëri thirrje mazhorancës që të ndalojë përpjekjet për të relativizuar raportimet serioze ndërkombëtare dhe të reflektojë për situatën alarmante të ndikimit të krimit në procese demokratike si zgjedhjet.

 

Të fundit