Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se partia më e madhe opozitare do të bëjë një kallëzim penal ndaj Presidentit Barjam Begaj.

I ftuar në emisionin “Opinion” , Bardhi akuzon Begajn se para se të merrte detyrën e Presidentit është i përfshirë në afera korruptive si dhe në privatizimin e pronave ushtarake.

Pjesë nga intervista

Gazment Bardhi: Patjetër. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj presidentit. A e dini ju që presidenti është sot pronar, nga një apartment 166 metër katrorë, sot është duke ndërtuar tri vila?

Blendi Fevziu: Ku e dini që po ndërton presidenti vila?

Gazment Bardhi: Ne jemi opozita e vendit që mbledhim informacione, verifikojmë informacione.

Blendi Fevziu: Gjysma e informacioneve janë false, janë kaotike, janë të shtuara.

Gazment Bardhi: Më thuaj një denoncim që unë kam, bërë në këtë studio që ka dalë fals.

Blendi Fevziu: Pse keni targetuar presidentin?

Gazment Bardhi: Kemi targetuar Edi Ramën, nuk është Bajram Begaj.

Blendi Fevziu: Po i bini pragut që të dëgjojë dera…

Gazment Bardhi: Ne po i biem modelit korruptiv që Edi Rama çon në çdo institucion të këtij vendi.

Të fundit