Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi dorëzon padi në GJK për mandatin e Xhaçkës: Të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur

Bardhi dorëzon padi në GJK për mandatin e Xhaçkës:

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ridepozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Bardhi tha se Kushtetuesja duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur. Demokrati shtoi se opozita nuk i le çështjet e ngritura rrugës.

Bardhi: 44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. GJK do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK. Ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Olta Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë. Deputetët e opozitës nuk lënë çështjet rrugës.

 

Të fundit