Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Ngritja e komisionit për koncesionet dhe tenderat e rrugëve është detyrim kushtetues

Bardhi: Ngritja e komisionit për koncesionet dhe tenderat e rrugëve

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ngritja e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare dhe tenderat e rrugëve përbën një detyrim kushtetues të Kuvendit dhe nuk mund të kundërshtohet me argumentin se çështje të tilla i përkasin drejtësisë.

Bardhi theksoi se argumenti se Parlamenti nuk mund të hetojë kontrata që janë objekt i organeve të drejtësisë nuk qëndron.

Bardhi tha se qëllimi i komisionit nuk është zëvendësimi i prokurorisë, por verifikimi i kontratave dhe funksionimit të institucioneve.

“Argumenti se kontratat janë subjekt i drejtësisë dhe se nuk mund të ketë komision hetimor nuk qëndron. Gjykata Kushtetuese, në një vendim të saj të vitit 2014, shprehet se fakti që organet e tjera kushtetuese përmbushin detyrat e veta nuk mund të shërbejë kurrsesi si argument për të refuzuar ushtrimin e detyrave nga Parlamenti.

Ne nuk po kërkojmë të bëjmë punën e prokurorisë, por të verifikojmë kontratat, të konstatojmë problematika, qoftë edhe për mënyrën se si funksionojnë institucionet, dhe të bëjmë propozime ligjore. Dhe e përsëris, ju e keni detyrim kushtetues ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja çështje ku ju mund të pretendoni është objekti, formulimi i objektit. Ne jemi të hapur për propozimin tuaj në lidhje me objektin, nëse keni. Por nuk dëgjova që ju keni një formulim alternativ”, deklaroi Bardhi.

Të fundit