Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi pas përfundimit të protestës: Policia përdori forcën përtej asaj që ia jep ligji

Bardhi pas përfundimit të protestës: Policia përdori

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për mediat pas përfundimit të protest♪7s së opozit♪7s. 

Sipas Bardhit, protesta ishte tërësisht paqësore dhe e ligjshme.


“Pa asnjë shkak, në mënyrë anti-ligjore, Policia vendosi të dhunojë qytetarët, duke përdorur të gjitha mjetet që përdoren në protestat e dhunshme, ndërsa protesta ishte paqësore.

Nëse sot kjo polici do të ishte kaq agresive ndaj krimit, sot do të kishin zbatuar urdhër-arrestet e SPAK në Elbasan. Nuk arrestuan askënd këtu, të vetmit që u arrestuan ishin ata jashtë Shqipërisë”, tha Bardhi në News24.

Ai tha se punonjësit e policisë ishin pa një numër identifikimi, duke shtuar se “ne nuk e dimë nëse ishin anëtarë të bandave apo patronazhistë që ishin urdhëruar për të dhunuar mbështetësit e opozitës”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se përdorimi i forcës ndaj një proteste paqësore ishte tej asaj që përcakton ligji.

“Ne protestën e çuam deri në fund, sipas asaj që ishte planifikuar protestuesit do të mblidhen në Bashkinë e Tiranës. Kemi një polici që lag e sulmon qytetarët dhe i ve ombrellën mbrojtëse krimit të organizuar”, tha Bardhi.

Por si do të veprojë opozita pas kësaj proteste?

Bardhi tha se do të veprohet rast pas rasti dhe mediat do e mësojnë të parët planin opozitar.  Bardhi tha se do të jenë qytetarët ata që do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë.

Të fundit