Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi pas pezullimit të Ballukut: Alibitë ranë, Rama u rrëzua në përpjekjen për të bllokuar drejtësinë

Bardhi pas pezullimit të Ballukut: Alibitë ranë, Rama u

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në Facebook, ai e ka cilësuar atë si rrëzim të pretendimeve të kryeministrit Edi Rama për të penguar drejtësinë, ndaj kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen në seancën plenare të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Ballukut. 

Reagimi i Bardhit

Alibitë tashmë kanë rënë!

Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë.

 

 

Të fundit