Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: PD nuk e voton projektbuxhetin. S'do të jetë e largët dita kur qeveria të kërkojë uljen e pagave

Bardhi: PD nuk e voton projektbuxhetin. S'do të jetë e

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka bërë me dije se Partia Demokratike do të votojë kundër projektbuxhetit të vitit 2022.

Sipas tij, kjo nuk është një votë e opozitës kundër qeverisë, duke theksuar se kundërshtimi i këtij projektbuxheti është në interes të qytetarëve.

Bardhi u shpreh se nuk do të jetë e largët dita, kur qeveria do të ulë pagat dhe do të rrisë më tej çmimin e ujin dhe energjisë. Që prej ditës së djeshme në Kuvend po diskutohet projektbuxheti, me të cilin PD nuk është dakord, duke nënvizuar se nuk i shërben qytetarëve.

"Me këtë politikë që merr borxh për të larë borxh pa hapur vende të reja pune, pa rritur pagat dhe pensionet, pa sjellë shpresë për rritjen e ekonomisë, mos u çudisni se nuk do të jetë e largët dita kur qeveria të kërkojë uljen e pagave dhe rritjen e mëtejshme të çmimit të ujit dhe dritave.

Me bindjen se premtimet e bukura që nuk mbahen kurrë nga kjo qeveri, as postimet 3D në Facebook nuk e ndryshojnë dot jetën tuaj. Partia Demokratike do të votojë kundër paketës fiskale, kundër buxhetit të oligarkëve. Kjo nuk është një votë kundër e opozitës ndaj qeverisë, por kundër ndaj qytetarëve të vendit", tha Bardhi.

Të fundit