Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon vendimin e arbitrazhit për Becchettin: Nuk ka vendime sekrete, Rama do paguajë dëmin

PD publikon vendimin e arbitrazhit për Becchettin: Nuk ka vendime sekrete,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar faqen zyrtare të arbitrazhit për rastin e biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund, Bardhi i ka vërtetuar të kundërtën, duke publikuar faqet zyrtare të arbitrazhit për Becchettin.

Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve.

Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti”’, deklaron Bardhi.

Kliko ketu per linkun 

Kliko ketu për linkun 2

Kujtojmë se në Kuvend kërkesa e PD për ngritjen e një komisioni hetimor për Becchettin u rrëzua, pasi mazhoranca tha se kërkesa për ngritjen e një komisioni të till është në kundërshtim më ligjin, ndërsa sipas kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka dyshime se PD-ja po përdoret nga palë të treta, në kurriz të interesave të Shqipërisë.

Të fundit