Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ‘blindon’ selinë e PD me kamera, Komisioni i Rithemelimit: Dëshmi e paranojës që ka kapluar karrige-thyerin

Basha ‘blindon’ selinë e PD me kamera, Komisioni i

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka reaguar pasi kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të shtojë masat e sigurisë në selinë blu, duke vendosur  kamera një ditë pasi ish-kreu demokrat dhe mbështetësit e tij u futën me forcë në godinë.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, ‘shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar Bashën.

Deklarata e plotë:

Deputeti Lulzim Basha pas karriges, dita ditës po humbet dhe arsyen!

Frika nga përballja me vullnetin e 44 mije demokrateve që votuan për shkarkimin e tij në datën 18 Dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete të reja.

Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrikethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëve që të dhanë përgjigjen më të merituar në date 18 dhjetor.

Partia Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në të interes të ish-qeraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotësjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre!

 

Të fundit