Flash News

Ditari i Opozitës

Basha 'braktis' aleatët, Dule: 25 Prillin e konsideroj dështimin historik të 30 viteve

Basha 'braktis' aleatët, Dule: 25 Prillin e konsideroj

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka konsideruar humbjen e 25 Prillit një dështim të opozitës duke fajësuar në mënyrë direkte kreun e demokratëve Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin 'Breaking' në Top Channel, Dule tha se është një dështim historik në 30 vite.

"Ne dështuam jo vetëm që të arrinim fitoren, po edhe të sjellim atë pritej. Ishte një nga rastet, që kam qenë në vijën e parë pothuajse si kandidat dhe e konsideroj dështimin historik të këtyre 30 viteve", tha Dule.

Dule pohon se me Bashën aleatët nuk kanë pasur takime që prej shkurtit të këtij viti. Sipas Dules, Basha i ka shmangur aleatët.

"Takimi i fundit mes Bashës dhe aleatët ka qenë në shkurt të këtij viti, më pas nuk kemi pasur, kjo ka reflektuar dhe sa i përket më pas edhe votave në zgjedhjet e 25 prillit", i shpreh Dule.

Situatën në PD, Dule e sheh provblematike duke theksuar se mund të krijojë ngërçe edhe ne të bërit opozitë.

"Në këto kushte ku është PD-ja ne nuk mund të ushtrojmë një opozitë konstruktive themi se do të ketë probleme në të bërit opozitë. Një vend mund të ketë fatkeqësie të keqe me qeverisjen e një vendi, por fatkeqësia më e madhe është mungesa e opozitës", deklaroi Dule.

 

Të fundit