Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha do arrestohet nga belgët”, PD-Berishës: Partia e 'non grata'-ve nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë

“Basha do arrestohet nga belgët”, PD-Berishës: Partia e

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili nga Rrogozhina tha se kryedemokrati Lulzim Basha do të arrestohet nga prokuroria belge lidhur me çështjen e pastrimit të parave atë që njihet ndryshe si dosja “Toyota Yaris”.

PD e ka cilësuar një gënjeshtër deklaratën e Berishës dhe shton se partia e re e ‘non grata’-ve të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.

Dite e re, mashtrim i ri.

Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.

Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.

Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

 

Të fundit