Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e përjashtoi, Berisha vetë-deklarohet si anëtar i Grupit Parlamentar i PD

Basha e përjashtoi, Berisha vetë-deklarohet si anëtar i Grupit

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet. Ndonëse pak ditë më parë u përjashtua nga kreu i PD, Lulzim Basha nga grupi parlamentar i PD pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, Berisha në vetëdeklarim është deklaruar si deputet i Grupit Parlamentar të PD.

Në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në Kuvend, ish kryeministri njofton se është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Më herët, opozita vendopsi të shkojë në Kuvend me tre grupe parlamentare, konkretisht, grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Kërkesa e Berishës erdhi pasi Partia Demokratike nuk e ka përfshirë emrin e tij në Grupin e saj Parlamentar.

Kjo pasi nga 59 deputetë në total, 44 i ka regjistruar në përbërjen e grupit të saj parlamentar, 7 nga lista e PD janë pjesë e listës së PDIU dhe 7 të tjerë në grupin e PR. Pra, zyrtarisht Berisha është lënë jashtë.

Kujtojmë se pas përjashtimit nga Basha, Berisha e ka cilësuar vendimin ‘nul’.

Të fundit