Flash News

Ditari i Opozitës

Basha e shkarkoi pas debateve/ Ferdinand Xhaferri zë vendin e Flamur Nokës në Komisionin e Sigurisë

Basha e shkarkoi pas debateve/ Ferdinand Xhaferri zë vendin e Flamur

Flamur Noka është zëvendësuar nga Ferdinand Xhaferri. Ky i fundit ëshhtë vendosur nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

Noka u shkarkua pak ditë më parë dhe u paralajmërua nga kryedemokrati Lulzim Basha se do të përjashtohej nga grupi parlamentar i PD.

Përplasjet Noka-Basha nisën pasi ky i fundit përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha. Noka doli në krah të Berishës dhe patën debate të forta në mbledhjen e fundit të Kryesisë.

Kryedemokrati tha se s'do të lejojë asnjë që të dëmtojë imazhin e PD, duke hedhur akuza se ka demokratë që shantazhohen nga PS.
 

Të fundit