Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha është pjesë në Portin e Durrësit”, PD i përgjigjet Berishës: Tani do thotë që Basha bëri edhe 97-ën

“Basha është pjesë në Portin e Durrësit”,

Sali Berisha ka akuzuar sot Bashën se është i përfshirë në Portin e Durrësit. Sipas Berishës, Rama dhe Basha janë pas projektit 800 mijë hektarë për ndërtimin e portit turistik në durrës dhe komplekseve hoteliere. 

Partia Demokratike i është përgjigjur Berishes përmes një postimi në rrjetet sociale dhe thotë se javën tjetër Berisha mund të thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97-ën. 

Në deklaratë shtohet më tej se gjithë këto gënjeshtra e shpifje bëhen sepse Berisha është i shpallur non grata për korrupsion. 

Postimi i PD: 

Shpifjet vazhdojnë. 

Ditë e re, gënjeshtër e re. 

Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97! 

Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion. 

Mos harroni! 

Zgjidh Ramën dhe mban Berishën! 

Zgjidh Berishën dhe mban Ramën! 

Të fundit