Flash News

Ditari i Opozitës

“Basha i braktisur nga të gjithë”, Bumçi-Gaba replika në Politiko: 8 janari, shembulli më i keq që mund të jepnit

“Basha i braktisur nga të gjithë”, Bumçi-Gaba

Prapaskenat e protestës së 8 janarit kanë përplasur në studion e emisionit ‘Politiko’ në Top News ish deputeti Aldo Bumçi, mbështetës i ish kryeministrit Sali Berisha dhe Gentian Gaba, sekretar i marrëdhënieve me Jashtë në PD.

Sipas Bumçit, Basha është i gatshëm të bëjë gjithçka, por jo të zgjidhë krizën në PD me votëbesim. Nga ana tjetër, Gaba e ka cilësuar 8 janarin si ngjarjen më të shëmtuar dhe shembulli më i keq që mund të japë Berisha dhe mbështetësit e tij.

 Pjesë nga debati:

Gaba: Ajo që ndodhi nuk na bën krenar, ishte ngjarje e shëmtuar. Si i ri ndihem i keqardhur, por erdhi me dëshmi të re, shqiptarët që panë pakicë. Ishte një sajesë mediaktike me probleme reale, duke i armatosur një pjesë të kësaj pakënaqësie. Sic tregoi protesta e parë kombëtare , edhe e dyta tregoi që ishte i gatshëm për cdo gjë për të mbrojtur veten e vet.

Nëse flasim në rrafshin e numrave, kryesia, këshilli kombëtar tregojnë që shumica është e pozicionuar. Ishte një grup njerëzisht ku dhunuesit e vërtetë nuk kishin lidhje me PD.

Bumçi: Si zgjidhet kriza duke u kyçur në PD? Basha ka shitur shpirtin që të mos votohet nga demokratët.

Gaba: Më vjen keq . Ke qenë ministër i jashtëm. Një ditë para kuvendit në stadium u tha se çdo vendim për të afruar PD një person të shpallur non grata do kishte pasoja

Bumçi: Pas zgjedhjes së Bashës pati ngjarje ne kemi të drejtë të shprehemi. Nuk e duam kryetar dhe kemi drejtën ta shkarkojmë

Gaba: ishin 500 veta në protestë dhe pretendoni si protestë kombëtare, keni sulmuar institucionin që keni punuar e doni të projektoni të ardhmen. Ishte shembulli më i keq që mund të jepni. Ishte sulm kriminal kundër partisë së vet.

Bumçi: Dil të të votojnë e shiko sa të duan njerëzit. Ai është i braktisur nga të gjithë. Ka pasë njerëz me pagesë që janë vrasës nga Maqedonia e  Kosova.  

                                                                                                                                                                                          

Të fundit