Flash News

Ditari i Opozitës

Basha i kundërpërgjigjet Ramës me Floriana Garon: Duhet t'i kërkoje falje grave që ke bullizuar, sjellja jote ka qenë për të ardhur keq

Basha i kundërpërgjigjet Ramës me Floriana Garon: Duhet t'i

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është kundër përgjigjur me zëdhënësen e fushatës, Floriana Garon kryeministrit Rama, i cili tha se Basha duhet t'i mbronte vajzat shqiptare t'i ruante nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta, pasi i publikoi videon e përplasjeve me gazetarët.

Në një deklaratë nga selia blu, Garo shprehet se të vetmen gjë që duhet të bënte Rama sot ishte t'u kërkonte falje të gjitha grave e vajzave që ka bullizuar, pasi sipas saj, sjellja e Ramës në këto 8 vite ndaj grave ka qenë për të ardhur keq.

Ndër të tjera, Garo deklaron se është koha që të vijë një kryeministër që punon për vajzat dhe gratë dhe i respekton ato dhe sipas saj ky është vetëm Lulzim Basha

"Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj! Asnjë shfaqje nervozizmi kohët e fundit nuk e fsheh dot faktin se gjatë gjithë qeverisjes tuaj, sjellja juaj ndaj vajzave dhe grave ka qenë për të ardhur keq.

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, dinjitetin që u është munguar gjatë gjithë këtyre viteve. Është koha që të vijë një kryeministër që punon për to dhe i respekton ato dhe ky është vetëm Lulzim Basha." shprehet Garo. 

 

Të fundit