Flash News

Ditari i Opozitës

Basha i "mbyll dyert" grupimit "Dhjetor 90", Ahmetaj: E shpërthyem se mbetëm të bllokuar në zyrë

Basha i "mbyll dyert" grupimit "Dhjetor 90", Ahmetaj: E

Grupimi "Dhjetor 90" ka zhvilluar një mbledhje mëngjesin e sotën në selinë blu, aty ku kanë zyrën e tyre prej më shumë se 20 vitesh. kryetari Bislim Ahmetaj denoncoi para gazetarëve një gjest të ulët siç e quajti ai, të kryedemokratit Lulzim Basha.

Ahmetaj tha se Basha iu mbylli dyert e selisë dhe i la të bllokuar në zyrë, ndërsa bëri me dije se ishin përballur në shkallët e selisë me kryedemokratin.

Ai shtoi se u detyruan që të rrëzonin me forcë derën e zyrës për të dalë jashtë. Grupimi "Dhjetor 90" i ka dalë në krahë ish-liderit Sali Berisha dhe veprimi i sotëm është parë si një "hakmarrje" nga Basha.

"Jemi këtu para jush për një ngjarje të pazakontë. Kisha thirrur grupimin "Dhjetor 90"  për një takim në zyrën tonë në selinë e PD, zyrë që e kemi prej 25 vitesh. Sot u gjendëm para një ngjarjeje të ligë, tamam të njerëzve të vegjël që kanë hyrë në këtë shtëpi të madhe.

Ishin mbyllur dyert. Ne u futëm brenda nga dera kryesore dhe na mbyllën brenda në zyrën tonë. Bravën nuk e kishin ndërruar, po kishin ndërruar bravat e dyerëve të të tjera. E quaj një gjest të ulët.

Mora në telefon të gjithë njerëzit që merren me shërbimin dhe thanë nuk dimë gjë. Është diçka që e ul vlerën dhe atë minimum reputacioni që mund të ketë një njeri i zakonshëm. Ai njeri është Lulzim Basha, me të cilin u ndërrova nëpër shkallë dhe sapo ai u ngjit lart mbetëm brenda në zyrën tonë. Dolëm jashtë duke shpërthyer njërën derë", tha Ahmetaj.

Të fundit