Flash News

Ditari i Opozitës

Basha: Kemi të dhëna se kërkesa për të mos miratuar komisionin hetimor ‘Becchetti’, urdhër i Ramës dhe Ballës

Basha: Kemi të dhëna se kërkesa për të mos miratuar

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në një komunikim me gazetarët se PD ka të dhëna se kërkesa për të mos miratuar komisionin hetimor për çështjen Becchetti është urdhër i kryeministrit Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Kemi informacion se kërkesa për të mos miratuar komisionin Becchetti është urdhër i Ramës dhe Ballës dhe kjo tregon se si funksionon shteti shqiptar.

Në kontakt me partnerët ndërkombëtar dhe të vendosur për ti shkuar deri në fund kësja afere, sot do ndërmarrim hapat e nevojshëm që kom hetimor Becchetti të përfundojë me ngritjen e tij dhe të nisë punën për të zbardhur këtë aferë dhe përgjegjësit e saj e për ti çuar para drejtësisë.

Java e ardhshme është e fundit e zemërgjerësisë opozitare për rifolulimin e kërkesës për inceneratorët. Nuk do ketë asnjë tërheqje, se po kërkojmë për interesin publik. Mafia  e inceneratorëve dhe lidhjet e tyre me politikën do hetohen deri në fund”, u shpreh Basha.

 

Të fundit