Flash News

Ditari i Opozitës

Basha “kopjon” idenë e Berishës për të hyrë në zgjedhjet e 11 majit

Basha “kopjon” idenë e Berishës për të

Deputeti Lulzim Basha ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit përmes një koalicioni.

I ftuar në News 24, Basha sqaroi se kjo lëvizje vjen duke ndjekur modelin e përdorur nga kreu i PD, Sali Berisha në zgjedhjet e vitit 2023.

“Ne do të hyjmë me koalicion, duke përdorur mundësitë që na japin partitë e koalicionit për të përmbushur teknikalitetet, në një farë mënyrë si e bëri zoti Berisha në zgjedhjet e vitit 2023.

Nuk do të krijojmë një parti të re, ne e kemi një që është uzurpuar nga zoti Berisha me ndihmën e Ramës dhe presim vendimin e gjykatës dhe do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, deri në Strasburg po të jetë e nevojshme. Ne do të jemi me listën tonë të kandidatëve në zgjedhje”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se Berisha, i cili nuk kishte logon e PD në zgjedhjet lokale të vitit 2023 u fut në zgjedhje duke përdorur logon e Partisë së Lirisë, e cila ishte pjesë e koalicionit zgjedhor.

 

Të fundit