Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh Kryesinë e PD-së, 4 pikat që do diskutohen

Basha mbledh Kryesinë e PD-së, 4 pikat që do diskutohen

Kryesia e Partia Demokratike do të mblidhet sot për të shqyrtuar katër pika. Takimi pritet të nisë në orën 18:00 në selinë blu.

Në mbledhjen e sotem, Kryesia pritet të diskutojë mbi:

- përmbledhjen e analizës së zgjedhjeve të 25 prillit,
- ndryshimet në Statutin e partisë,
- miratimin e urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar,
- njoftimi i Kryetarit për listën që ai propozon për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Partia Demokratike u ka kërkuar më herët degëve të saj në të gjitha qarqet për të plotësuar një formular në lidhje me atë çka ata e cilësojnë si “masakër zgjedhore”. Analiza e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do bëhet në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe fraksioni.

Ditën e djeshme u mblodh Komisioni Statutor i PD-së, ku u miratuan propozimet e kryetarit Lulzim Basha për ndryshime statutore, ndërsa u rrëzuan propozimet e Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit.

Ndërsa të shtunën, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së ku krahas votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar, do të votojë edhe për ndyshimet statutore.

Të fundit