Flash News

Ditari i Opozitës

Basha mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve, për çfarë do të diskutohet

Basha mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve, për çfarë

Partia Demokratike mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

"Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën
8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Bardhi.

 

Të fundit