Flash News

Ditari i Opozitës

Basha me farmacistët: Tregu është hapur për mafien e barnave, PD do ketë në qendër pacientin

Basha me farmacistët: Tregu është hapur për mafien e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistit dhe me pacientë për t’i prezantuar me programin e saposhpallur për shëndetësinë.

Basha i tregoi të pranishmëve në takim detajet nga programi “Shqipëria fiton” dhe u angazhua se do të ndryshojë situatën e rëndë të tregut të ilaçeve në Shqipëri dhe trajtimin e pacientëve.

“Cilësia e barnave ka marrë një goditje të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve. Tregu është hapur për mafien e barnave e cila sjell barna të pa certifikuara jo në funksion të shëndetit të njerëzve por në funksion të mbushjes së xhepave të një grushti importuesish.

Angazhimi i parë në këtë fushë është që ne do të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore dhe do të ushtrojmë të gjithë kontrollin e nevojshëm që barnat shqiptare të jenë të cilësisë dhe standardeve të vendeve europiane”, tha Basha.

Në qëndër të programit sipas Bashës do të jetë pacienti. “E dyta ka të bëjë me pacientin. Sepse i gjithë programi ynë për shëndetësinë ka në qendër pacientin, paraja ndjek pacientin. Kjo do të thotë që rimbursimi i barnave do të bëhet në bazë të diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient që ka nevojë për një ilaç të veçantë, të mos mbetet pa e marrë këtë mjekim”, sqaroi Basha pacientët.

Të fundit