Flash News

Ditari i Opozitës

Basha merr dhuratë fanellën kuq e zi me numrin 9

Basha merr dhuratë fanellën kuq e zi me numrin 9
Foto ilustruese

Kryedemokrati Lulzim Basha po e ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri-Angli. Ai ka marrë edhe një dhuratë nga futbollistët e kombëtares.

Këta të fundit i kanë dhuruar Bashës fanellën kuq e zi, e cila mban numrin 9 ashtu si PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Bluza mban firmën e të gjithë lojtarëve dhe stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Basha është surprizuar nga kjo dhuratë, ndërsa u shpreh se "Gjëja e parë që dua të them përpara ndeshjes është se lutemi për fitore dhe sido të jetë më 25 prill do të fitojë sporti shqiptar".

Të fundit