Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në krye të PD? Bardhi kundër: Nuk është zgjidhja për krizën në PD

Basha në krye të PD? Bardhi kundër: Nuk është zgjidhja

Deputeti Gazment Bardhi ka folur lidhur me mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, opsion ky i shumëpërfolur pas nisjes së takimeve të tij me të rinjtë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bardhi u shpreh se Basha e dha dorëheqjen për tu shërbyer demokratëve e për të mos nxitur më tej krizën, situatë kjo që është sërish një realitet në PD, ndaj shtoi se zgjidhjen për partinë nuk e sheh të lidhur me një emër, qoftë ai edhe Lulzim Basha.

“Nuk e di qëllimin dhe objektivat e takimit. Si ço politikan aktiv secili ka të drejtën e detyrimin të jetë në kontakt me qytetarët. Diskutimet brenda PD kurrë nuk i kam bërë me emra të caktuar. Kushdo që mohon një krizë në PD i kujtoj të kthejë kokën pas në rezultatet e 14 majit.
Rezultat që kërkon pjekuri nga secili prej nesh për të reflektuar. Të mos nxitohemi për mundësinë e zgjidhjes brenda PD, e nuk dua të nxitoj në asnjë koment pa një qëndrim të qartë të cilitdo", tha Bardhi. 

Të fundit