Flash News

Ditari i Opozitës

Basha në Përmet dhe Tepelenë: Ne ofruam program dhe qëndresë, ndaj jemi më të mëdhenj seç ishim

Basha në Përmet dhe Tepelenë: Ne ofruam program dhe
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Përmet dhe Tepelenë, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë. Ai tha se PD ofroi vizion dhe qendresë, ndërsa hodhi sërish akuza për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve.

Kryedemokrati tha se cënimi i votës ka sjellë revoltë dhe zemërim në radhët e demokratëve. Ai shtoi se do ta vazhdojë betejën, që sipas tij synon rikthimin e demokracisë.

Basha u shpreh se aktualisht janë në fazën, ku diktohet nga statuti i partise, por kjo sipas tij, nuk do të ndikojë në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

"Ne ofruam program, ne ofruam vizion, por ne ofruam po kështu qëndresë. Dhe ishte falë kësaj qëndrese që jemi sot këtu më të mëdhenj seç ishim, më të fortë seç ishim, ndonëse me revoltë dhe zemërim në zemrat tona për tjetërsimin e vullnetit dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Por tani ndodhemi në një fazë e cila diktohet nga statuti, është vendosur nga institucionet e Partisë dhe padiskutim as nuk mund ti mbivendoset dhe as do të zëvendësojë analizën e plotë të asaj që ka ndodhur në raport me zgjedhjet e 25 prillit.

Përkundrazi dje dhe gjatë ditës së sotme ka përfunduar raporti i plotë dhe po përkthehet për tu dërguar kudo si hapi i parë për të avancuar më tej në këtë betejë. Për mua objektivi kryesor nuk ka ndryshuar. Tërësia e betejave i pari. Nga fillimi e deri me 25 prill ka pasur një dhe vetëm një objektiv, t'ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve duke duke sjellë një demokraci funksionale, me insituticione funksionale dhe me një qeveri që u shërben atyre", tha Basha.

 

Të fundit