Flash News

Ditari i Opozitës

Basha njofton konferencë për mediat, lëvizja që pritet të bëhet një ditë pas Kuvendit të 18 dhjetorit

Basha njofton konferencë për mediat, lëvizja që pritet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar një konferencë për mediat, e cila është parashikuar të mbahet në orën 13.00. Ky komunikim me mediat vjen tre ditë para mbajtjes së Kuvendit të 18 dhjetorit që ka thirrur Basha.

Ky i fundit është shkarkuar nga Kuvendi i PD, vendim të cilin nuk e njeh. Nga ana tjetër, ish-lideri Sali Berisha dhe shumë demokratë në mbështetje të tij kanë nisur punën për rithemelimin e PD. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u miratuan ndryshimet statutore dhe vula e re e PD.

Pritet që në Kuvendin e 18 dhjetorit, Basha të "hakmerret" ndaj ish-liderit Sali Berisha, duke e përjashtuar nga PD. Në datën 18, Berisha do të mbajë referendum në çdo degë të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryedemokratit.

Në selinë blu po qarkullojnë dhe lajmet se Basha do të thërrasë Këshillin Kombëtar një ditë pas Kuvendit, në datën 19 dhjetor. Në mbledhje pritet të zgjidhen 5 anëtarët e rinj të Kryesisë dhe sekretarët, të cilët u shkarkuan në mbledhjen e fundit të Këshillit. Emrat e shkarkuar morën pjesë në Kuvendin e Berishës.

Të fundit