Flash News

Ditari i Opozitës

Basha sulmon Berishën: Po shëtit në 6 bashki me logon dhe kandidatët e LSI-së

Basha sulmon Berishën: Po shëtit në 6 bashki me logon dhe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar ish-liderin Sali Berisha gjatë një takimi që ka zhvilluar me demokratët e Njësisë 6 në Tiranë. Basha tha se kandidatët e Berishës për zgjedhjet e 6 marsit janë të LSI-së.

Sipas kryedemokratit, Berusha “po shëtit” me logon e LSI-së. Ai shtoi se kanë turp që të nxjerrin logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Basha tha se kjo tregon “Trekëndëshin e Bermudës”.

“Duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Ai mendon se demokratët dhe Partia Demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”.

Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale.

Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve?”-u shpreh Basha.

 

Të fundit