Flash News

Ditari i Opozitës

Basha pas protestës: Berisha pati ditën e fundit politike, demokratët e braktisën

Basha pas protestës: Berisha pati ditën e fundit politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pas protestës para selisë blu. Sipas tij, kjo ishte dita e fundit politike e ish-liderit Sali Berisha. Basha tha se nuk u realizua asnjë nga objektivat e Berishës, ndërsa i cilësoi mbështetësit e këtij të fundit organizatë kriminale.

"Dita e sotme ishte paralajmëruar si një ditë sulmi, si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal, për hallin e tij personal. Sikundër e kemi thënë prej kohësh, ajo që nisi si lëvizje demokratizuese e tregoi sot fytyrën e saj. Shumica e absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën Berishës, e braksitën sic a kanë braktisur gjatë këtyre muajve.

Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd, përveç se për atë vetë, dhe ai nuk kursen askënd përveç vetes së tij. Ishte dëshpërimi i një njeriu i cili pati “de facto” ditën e tij të fundit politike në Shqipëri. Asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua.

Basha falënderoi edhe ata që mbështetën Berishën, “të dëshpëruar nga masakra e 25 prillit”. Protagonistë ishin vetëm një grup i vogël, me një plan të organizuar nga Berisha. Ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe Berishizmin”, shpreh Basha.

Të fundit