Flash News

Ditari i Opozitës

Basha për Berishën: Tub oksigjeni për Ramën, do ta këpus, koha e tij ka mbaruar

Basha për Berishën: Tub oksigjeni për Ramën, do ta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar para selisë blu, pak minuta para mbledhjes - duke thënë se koha e Berishës ka mbaruar.

Basha tha për mediat, se koha e Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale."

Duke e quajtur Berishën një tub oskigjeni për kryeministrin Edi Rama, referuar këtu “Foltoreve”, Basha tha se është i vendosur që ta presë atë tub.

“Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, tha kryedemokrati Basha.

Të fundit