Flash News

Ditari i Opozitës

Basha për herë të parë në emision pas vendimit ndaj Berishës, përjashton analistin: Nuk pranon kritikë përballë

Basha për herë të parë në emision pas vendimit ndaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i ftuar sonte në në emisionin “Open” në Top Channel. 

Kjo është hera e parë që Basha pranon të përballet në një studio televizive me analistë dhe gazetarë që pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, por duket se ka kërkuar që përballë tij të mos ketë analistët kritikë.

Analisti Andi Bushati ka akuzuar në emisionin "Shock" se Basha nuk pranon kritikë në emision.

Jo nuk jam dhe mendoj se ka qenë zgjedhje e Bashës për të mos pranuar njerëz kritikë”, ka deklaruar Bushati.

 

Të fundit